Tirana-Partizani u mbyll në shifrat 0-0. Disa raste janë krijuar nga të dy ekipet, por flagrante ishte mundësia e shpërdoruar nga Junior me portën e boshatisur. Ndërkohë Redi Jupi që ishte në komentim gjatë derbit ka pasur kritikat për rrëzimet e lojtarëve pas një kontakti.
“Sa shpejt që bien në tokë lojtarë, mezi presin që t’i preki dikush dhe të rrëzohen. Nëse jepen faull të tillë, atëherë i bie që të ndërpritet loja në çdo tre sekonda”, tha Redi Jupi duke iu referuar futbollistëve. /Sport Ekspres/