E rrallë/ Orges Shehi arrin në pikën që nuk e besoi kurrë, e përgëzojnë nga Partizani dhe për herë të parë…Shqipëria është “pa bishta”

Nëse Tirana ndodhet në këtë pikë të sezonit, merita e madhe i takon Orges Shehit. Bardheblutë e nuhatën potencialin e këtij trajneri dhe vazhduan t’i besonin, ndërsa rezultatet e dëshmuan se kishin të drejtë, gjithçka iu shpërblye. Por këtë herë Shehi po arrin më shumë sesa vendi i parë, po arrin që të thyejë një mentalitet. Është thuajse e pamundur që në Shqipëri të mbyllen historitë konspirative për lojën nën tavolinë sa i përket ekipit kampion.

Madje edhe vetë Shehi është akuzuar dikur për aleanca se e lëshoi diku për të fituar diku tjetër, teksa do të shprehej: “Në Shqipëri edhe bishtit i vendosin bisht, nuk dua të merrem me këtë punë”. Por ja ku vijmë në një ditë ku realisht jemi në pikën që Shqipëria është “pa bishta”, të paktën nuk ka asnjë koment të tillë për vendin e parë.

Madje edhe figura të njohura të Partizanit si Edmond Dosti apo Dritan Dervishi e kanë përgëzuar punën e Shehit dhe Tiranës duke thënë se po kryeson kampionatin me meritë. Të fitosh është e vështirë, por të fitosh pa lënë asnjë kontestim, për më tepër në Shqipëri, është thuajse e pamundur. Shehi i kaloi limitet! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *