Çudirat shqiptare në futboll nuk kan fund, një histori aspak e zakontë vjen nga Kosova. Ndeshja mes Arbërisë dhe Vushtrisë ishte planifikuar të niste në orën 13:00, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.
Ekipi i Vushtrisë ka dalë në fushën e lojës sipas orarit të përcaktuar, por përballë tyre mungonin kundërshtarë. Pritja ka qenë e gjatë, teksa lojtarët së bashku me trajnerin kundrshtar gjendeshin në xhami./Halit Delibashi-Sport Ekspres/