Nëse meritat e mëdha kanë shkuar në sezonin e vjetshëm për Edi Martinin dhe Thomas Brdariç, përgëzimet i meriton edhe Memelli. Ky i fundit arriti që të kthente në realitet një objektiv që dukej i pamundur.
Skënderbeu mbante vendin e fundit dhe shihej si i pashpresë për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar, por ekipi u shndërrua duke marrë fitore radhazi dhe siguruar mbijetesën pak ndeshje para mbylljes së kampionatit.
Situata nuk po shkon kaq mirë siç u mbyll më parë. Tani Skënderbeu mban sërish vendin e fundit dhe optimizmi ka rënë dukshëm. Por nëse shohim nga sezoni i kaluar, situata është po e njëjta. Në javën e 23 të kampionatit vjet, Skënderbeu ndodhej në fund me 17 pikë të grumbulluar, ndërsa këtë herë ka 16 pikë.
Gjithashtu edhe shkëputja nga rivalët e mbijetesës ishte thuajse po e njëjta, teksa në vendin e 8 asokohe ndodhej Bylis me 19 pikë, ndërsa tani ndodhet Kastrioti me 21 pikë. Pra asgjë nuk është më e pamundur, Skënderbeu pret urdhërin e Memellit për t’u kthyer…si më parë. /Sport Ekspres/