“Nuk dua t’ju gënjej, po ikin shumë burra”! Trajneri i Regi Lushkjas: E kam ar.mën në dorë, qesharake që donin foto me mua në mes të lu.ftës

Regi Lushkja nuk kishte mundësinë që të shihej nga trajneri i tij në debutimin te Sherif Tiraspoli. Tekniku i kësaj skuadre, Vernidub, është nisur në Ukrainë për të luf.tuar kundër rusëve. Në një intervistë të gjatë për “BBC”, tekniku i Sherifit ka treguar gjithë panoramën që ofrohet nga vendi që po përjeton situatën e pazakontë.

“Nuk dua të gënjej, kur u ktheva në shtëpi, pashë shumë burra të fortë që largoheshin nga vendi. Nëse kthehen, do të jem i lumtur. E kuptoj që janë larguar me familjet e tyre për në Moldavi, Rumani etj. Shumë burra janë larguar nga tokat tona… burra nga Kharkovi, Zaporozhye, Lugansk, Donetsk. Në atë moment kuptova se nuk mund të bëja të njëjtën gjë. I thashë vetes që sapo të shkoja në shtëpi do të shkoja në luf.të.

Njerëzit e afërt u përpoqën të më ndalonin – gruaja, fëmijët, nipërit dhe mbesat. Por unë insistova vetë dhe më vjen mirë që gruaja më mbështeti. Ajo e njeh karakterin tim: nëse kam marrë një vendim, nuk do ta ndryshoj.

Mund të shkojmë në Moldavi dhe ka ende një mundësi të tillë për fëmijët dhe gratë, për nipërit e mbesat e mia. Por unë dhe gruaja ime patjetër do të qëndrojmë këtu. Lu.ftimet e ashpra po zhvillohen rreth 120 kilometra larg vendit ku jetojmë. Por unë kam marrë një vendim, kështu që është në rregull. Unë nuk jam i frikësuar.

Shërbeva në ushtri kur isha i ri – atëherë shërbimi dy vjeçar ishte i detyrueshëm. Por kam shërbyer në divizionin për sportistë. Për dy muaj studiuam teorinë dhe më pas mësuam si të trajtonim ar.mët. Ka qenë shumë vite më parë, por nuk mund të them se mund të kem probleme me ar.mët – di t’i përdor.

Skuadra që kemi mbledhur këtu është e çmendur, në kuptimin më të mirë të fjalës. Është vërtet e mrekullueshme të jesh pjesë e këtij ekipi, njerëz të ndryshëm janë mbledhur këtu. Por ne jemi të gjithë të bashkuar, miqësorë dhe shumë të motivuar. Për momentin jemi mirë. Është gjithashtu qesharake që shumë njerëz donin të bënin foto me mua.

Këtu takova nipin, por të them të drejtën nuk e di kush tjetër është këtu e kush jo. Vëllai im tashmë është mbi 60 vjeç. Djali im i vogël nuk mund të luftojë për arsye shëndetësore, dhe djali im i madh nuk është këtu sepse i thashë të rrijë në shtëpi – ai ka dy fëmijë të vegjël. Nëse ai duhet, atëherë, pa dyshim, ai do të vijë, për këtë nuk kam asnjë dyshim.

Nuk mund të them tani se çfarë bëj saktësisht në ushtri. Tani për tani jemi në stërvitje. Jemi gati në çdo moment të shkojmë kudo që të thonë. Unë nuk e kam përdorur ende arm.ën që kam marrë, por jam gati për të në çdo kohë. Gjithmonë gati.

Disa lojtarë nga Sherif Tiraspoli më telefonojnë dhe më dërgojnë mesazhe zanore. Më pyesin si është familja ime, si janë fëmijët. Sherifi luajti në kampionat dhe fitoi, e vlerësoj. Disa trajnerë më dërguan edhe fjalë mbështetjeje. Mendimet për futbollin më mbajnë përpara, futbolli është jeta ime. Shpresoj që kjo luftë të mos zgjasë shumë. Ne do të fitojmë dhe unë do të kthehem në punën time të preferuar”, tha trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *