Jo vetëm Rusia, UEFA vendos me “dorë të hekurt” edhe për një tjetër shtet europian që mbështet lu.ftën në Ukrainë

UEFA mori masa të ashpra për Rusinë, duke përjashtuar ekipet e saj kombëtare dhe klubet nga çdo kompeticion europian. Por Rusia nuk është i vetmi shtet që e pëson. Qeveria europiane e futbollit ka vendosur me “dorë të hekurt” edhe për Bjellorusinë, për shkak se këta të fundit kanë mbështetur lu.ftën e deritanishme në Ukrainë, duke lejuar ushtrinë ruse të kalojë në territorin e saj.

Kështu Kombëtaret e Bjellorusisë dhe klubet e saj të futbollit nuk do të mund të zhvillojnë ndeshjet e tyre në shtëpi, por do të luajnë në një vend neutral. Gjithashtu takimet e tyre do të mbahen pa praninë e tifozëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *