“I ka bërë mbrojtësit të duken si budallenj“, shoku i skuadrës i magjepsur me Brojën: Vetëm qiellin ka limit

Armando Broja dëshmoi edhe mbrëmjen e djeshme kundër Ëest Ham-it se i përket një kalibri të lartë. E ardhmja duket e ndritur për të dhe i këtij mendimi është edhe shoku i tij i skuadrës, Nathan Tella. Ky i fundit është magjepsur me sulmuesin shqiptar, të cilin e sheh si një kërcënim të madh për cilindo mbrojtës dhe se nëse vijon me këtë ritëm, atëherë vetëm qielli do të jetë limiti për Brojën.

“Mund ta shihni se çfarë u ka bërë ai shumë mbrojtësave, i ka bërë ata të duken si budallenj. Mendoj se është një lojtar shumë, shumë i mirë. Ai është i talentuar, është i ri dhe nëse vazhdon kështu vetëm qielli është limiti. Është parë si një kërcënim gjithë sezonin dhe nuk ka rëndësi nëse luan për 5 minuta apo 90. Duhet të jesh gati për një kohë të vështirë me të. Mbrojtësit duhet të sjellin lojën e tyre më të mirë.

Blerja e kartonit të Brojës nga Southampton-i? Do të ishte e madhe për skuadrën. Ndihet se është rregulluar mirë, do të kishte një sezon të plotë këtu, njihet me të gjithë lojtarët dhe nëse do të qendronte vetëm sa do i shtonte skuadrës“, ka deklaruar Nathan Tella./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *