“Djali më ka ndryshuar jetën”! Në Itali e pyesin për Shqipërinë, Berat Gjimshiti: Nuk e kam të lehtë t’ua shpjegoj ndjenjën që të jep ajo fanellë

Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë të fundit për mediat italiane, atje ku ka folur për kohën e tij te Atalanta. Mbrojtësi shqiptar cilëson 2020 si vitin më të artë, teksa Atalanta u eliminua nga PSG në çerekfinalen e Champions League vetëm në minutat e fundit. Kur pyetet rreth Shqipërisë, Gjimshiti e ka të vështirë që të shpjegoj ndjenjën e tij.

“Të veshësh fanellën e Atalantës është tani një nder i madh për mua, duke luajtur në këtë qytet që ka arritur rezultate të pabesueshme vitet e fundit, duke prekur fazën e Ligës së Kampionëve, një moment historik i pabesueshëm për klubin dhe për të gjithë ne që ishim arkitektë, së bashku me trajnerin, të këtij projekti të jashtëzakonshëm.

Trajneri dëshiron gjithmonë më të mirën, por falë këtyre synimeve dhe dëshirës për të na inkurajuar që të japim gjithmonë më të mirën që të gjithë jemi rritur në ekip, ai ishte i rëndësishëm për mua për rritjen time. Kombëtarja? Nuk është e lehtë të shpjegosh se çfarë do të thotë për mua veshja e fanellës së kombëtares, jam krenar për atë që po bëj dhe këtu po rritem shumë.

Viti më i bukur? 2020 ka qenë ai me më shumë qëllime të arritur, atje ku çerekfinalja e Champions League kundër PSG-së nuk ka përfunduar ende për mua, mund ta kishim fituar, por skuadrat e mëdha janë edhe ato që në pak sekonda të ndryshojë fatin e ndeshjes. Na mësoi, sepse në këto nivele nuk mund të ulësh kurrë vigjilencën deri në fund.

Ardhja e djalit më ka ndryshuar jetën, familja është shumë e rëndësishme. Falenderoj gruan që rri pranë meje pasi nuk është e lehtë të jesh pranë një lojtar profesionist. Koha e lirë? Më pëlqen të luaj Play Station, por tani kur kam kohë të lirë i përkushtohem familjes”, tha Gjimshiti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *