VIDEO/ Ernest Muçi shënon gol për Legian e Varshavës dhe i drejtohet Zotit, mesazhi për trajnerin serb që nuk i besoi

Mbrëmja e sotme duket se i përket lojtarëve shqiptarë. Pas Armando Brojës që shënoi në Kupë ndaj West Ham, këtë herë është Ernest Muçi që ka tundur rrjetën. Sulmuesi ka shënuar në përballjen e Kupës ndaj Leczna me ndeshjen e mbyllur në shifrat 2-0.

Lojtari shqiptar po kalon kohë të vështira te Legia pas dënimit nga trajneri serb Vukovic, teksa në disa raste ka qëndruar në stol dhe në një ndeshje nuk është grumbulluar, për ta dërguar në ekipin e dytë. I aktivizuar në të 57, Muçi arriti që të gjente golin në minutat e fundit të takimit duke i dërguar një mesazh të fortë Vukovic. Menjëherë pas golit ka falenderuar Zotin duke treguar qartë sesa çlirim është për të ky moment./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *