Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 23-të të “Abissnet Superiores“. Klubet e kryeqytetit kanë dalë triumfuese. Tirana ka fituar në transfertën me Teutën me rezultatin 2-0, duke shkuar kështu edhe tre pikë të tjera mbi Laçin. Ndërkohë Kukësi duket se ka humbur busullën javët e fundit, teksa këtë herë është mposhtur me shifrat e thella 5-0 nga Partizani. Një humbje kjo që lëshon shumë terren në lu.ftën për Europë. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.
Arapi (Teuta): “Nuk është mirë të nisësh ndeshjen aq shpejt me gol të pësuar. Ajo që më shqetëson më shumë është goli i dytë. Gjithë këto ditë kemi punuar për këtë pjesë. Tirana do përpiqej të gjente sulmuesin me top të dytë. Tirana është nga ato ekipe që në momentin që do qarkullosh topin e percepton mirë dhe do mundohesh të ruash ekuilibrat. Pa hequr meritat e lojtarëve të Tiranës, sepse në pjesën më të madhe të kampionatit kanë shënuar në atë mënyrë. Pjesa e mbrojtjes është kryesorja dhe duhet të jemi të përqendruar deri në minutën e fundit. Nuk mund të flasim për ekipin e vjetshëm, sepse ishte diçka tjetër. Nuk mund të mërzitemi për këtë pjesë, por duhet të vazhdojmë punën. Vetëm me punë po rregulluam diçka”.
Shehi (Tirana): “Sot ishte një fitore e rëndësishme, për vetë pozitën ku jemi. Atë humbje duhet ta harrojmë shpejt. Gjendja e Xhixhës nuk është shumë serioze. Sigurisht që në 100% nuk është, sepse ndjente pak dhimbje. Kur mori goditjen e dyte e zëvendësuam, sepse nuk donim ta rrezikonim. Devid nuk shënon, por na shërben shumë në manovrën tonë. Në hapjen e zonave, lu.ftën në ajër, shërbimit të tjetrit. Nëse i vjen rasti edhe ai do të shënojë. Por edhe kështu është i rëndësishëm. Ishte zgjedhje taktike që Behiratçe ta nisi nga stoli. Jemi në një fazë delikate të kampionatit.”.
Longo (Kukësi): “Të gjithë kemi sy. Unë zakonisht nbuk flas për arbitrat, por kjo që ndodhi sot ishte një turp. Ishte shumë. Kur e kalon limitin është shumë. Deri në minutën e 36 ishte vetëm një ekip në fushë dhe më pas ishte një penallti kundër nesh. Në pjesën e dytë edhe kur ekipi ishte mirë vendimet ishin kundër Kukësit. Çdo ndeshje me vendime kundër Kukësit. Herën e fundit kishte një keqkuptim për atë që thashë për Vllazninë E them mjaft qartë, nuk mund të flitet për futboll. Flasim për sport sot? Ky është sport? Jemi të tretët me një ekip si ky. Ne luajmë futboll, shënojmë dhe humbin ndeshjen për shkak të arbitrave. Mund të flasim vetëm për 30 minutat e fundit. Mund të analizonin ndeshjen si ishte deri në minutën e 36. Ndeshjet janë 90 minuta, por janë arbitrat që i vendosin ndeshje si këto. Nuk dua të tregoj mungesë respekti për mediat dhe Partizanin. Kam respekt për të gjithë. Nuk mund të flas, sepse nëse flas do të bëj pis imazhin tim. Ka familje këtu dhe nuk mund të tallesh me ta. Për mua është në rregull të vazhdojmë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/