Armando Broja po përcillet me një interes të lartë në Premier League. Me paraqitjet e bëra deri më tani ka bindur shumë specialistë me emër të futbollit anglez për të thënë hapur se përpara e pret një e ardhme e ndritur. Emri i tij është lakuar në gojën e shumë personave, por shpesh herë jo në mënyrën korrekte.
Për këtë arsye, është pyetur vetë sulmuesi shqiptar: “Si duhet të të thërrasim”? Broja u shuan kureshtjen anglezëve, teksa u mëson se si shqiptohet në mënyrën e duhur emri i tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video: Southampton striker Armando Broja on how his name should be pronounced #saintsfc [via @paulbelvers] pic.twitter.com/FyBypgvQW0
— SaintsExtra (@SaintsExtra) March 1, 2022