Regi Lushkja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të re në radhët e Sherifit të Tiraspolit. Pas dy golave të shënuar në një takim miqësor me skuadrën FC Balkany, tashmë mesfushori shqiptar ka bërë debutimin e tij zyrtar në kampionat.
Lushkja ka hyrë në fushë në minutën e 70 të takimit kundër Milsamit. Ish-lojtari i Laçit shijon kështu tre pikët e para me Sherifin e Tiraspolit, i cili mban vendin e parë në kampionatin moldav./Halit Delibashi-Sport Ekspres/