Shtyhen zgjedhjet e FSHF-së, e konfirmon Armand Duka: Do t’i kërkoj Asamblesë të shqyrtohen zgjedhjet në një datë tjetër

Armand Duka ka njoftuar përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook“ se do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve për President të FSHF-së si dhe për anëtar të Komitetit Ekzekutiv. Kreu i Federatës Shqiptare të futbollit ka sqaruar arsyet për një vendim të tillë, si dhe nga ana tjetër shpreh dëshirën që kjo periudhë ti shërbejë një procesi të rregullt statutor dhe kandidatëve për të shfaqur projektet e tyre përballë komunitetit të futbollit.

“Të nderuar miq, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër.  Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit“, njofton Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *