FIFA është treguar drastike në vendimin e fundit që është përshëndetur nga të gjithë. Sipas mediave të huaja, Rusia ka humbur të drejtën për të vazhduar më tej rrugën për kualifikimin në Botëror, duke e humbur këtë mundësi.
Pra nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të Play-Off në muajin mars. Gjithashtu edhe ekipet e saj do të jenë të përjashtuara nga gara europiane, me vendimin që do të zyrtarizohet në orët në vijim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/