“Është më shumë tifoz se sa president”, Krasniqi për kreun e Egnatias: Na plotëson çdo tekë që kemi

Egnatia fitoi një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, teksa mposhti një kundërshtar direkt për objektivin e mbijetesës. Gëzim Krasniqi ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka shpjeguar arsyet përse klubi rrogozhinas duhet të qendrojë edhe për një tjetër sezon në elitën e futbollit shqiptar. Mbrojtësi ka treguar edhe raportin e skuadrës me presidentin, të cilin e tregon si një tifoz të madh të Egnatias.

“Trajneri kishte besim. Para Laçit, kur luajtëm në çerekfinale, isha nga të vetmit që nga 11 herë nuk gabova asnjëherë në 11 metërsh në stërvitje. Trajneri krijoi besim dhe më tha: ‘Penalltitë do i gjuash ti, nëse do ketë‘. Përse duhet të qendrojë Egnatia në Superiore? Duke parë që edhe infrastruktura, stadiumi i ri, dëshira për të ecur akoma më shumë, fushat sportive që po bëhen për skuadrën e Egnatian. Kemi një president shumë korrekt. Është bërë më shumë tifoz se sa president. Vjen çdo ditë në stërvitje. Na plotëson çdo tekë që kemi, çdo dëshirë. Nuk na lë asgjë. Është një nga presidentët më të veçantë në Superiore. Na qerasi presidenti direkt pas ndeshjes“, ka thënë Gëzim Krasniqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *