Nevil Dede ka komentuar ndeshjen e fituar të Tiranës me shifrat 4-1 ndaj Laçit. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Dede është shprehur se bardheblutë nuk po kalojnë një krizë në këtë sezon dhe e cilësoi si të tepërt humbjen me shifra të tilla për kurbinasit. “Air Albania transformon këtë skuadër dhe rivalët që ka përballë.
Xhixha dhe Seferi bëhen të papërmbajtshëm në këtë stadium. Laci ishte konkurrente kryesore, por i gabuan të gjithë mbrojtësit, një nga një. Në këtë pikë nuk mund të flasim shumë për taktikë. Sigurisht që duhet të themi se Tirana nuk ka kurrë dy gabime, pra pas një humbje, kthehet menjëherë te fitorja. Mund të kesh një ditë jo, por kaq ishte e tepërt.
Kanë ngrënë një grusht në fytyrë. I kanë gabuar të gjithë lojtarët në një ndeshje. Nuk është se po gabonte nga një lojtar në çdo javë dhe për këtë arsye besoj se do të rikuperojë më shpejt, në pak kohë”, tha Dede. /Sport Ekspres/