Pas agresio.nit rus në Ukrainë, Perëndimi nisi të ndërmerrte sanskionet e tij dhe këtu u përfshi edhe sporti. Presidenti i Chelsea-t u përfol se do të shpallej i padëshiruar në Angli, duke qenë se manjati rus shihej si një person me lidhje me Vladimir Put.inin.
Por në rrjete sociale ka ardhur një reagim nga vajza e tij, Sofia, e cila sulmon presidentin e Rusisë në një postim të sajin në “Instagram”. Ajo ka shpërndarë një foto me mesazhin: “Rusia do një lu.ftë me Ukrainën”, por fjala Rusi është hequr dhe është zëvendësuar me fjalën Put.in për t’u lexuar:
“Put.ini do një lu.ftë me Ukrainën”. Ndërkohë më poshtë shkruhej: “Gënjeshtra më e madhe dhe më e suksesshme e propagandës së Kremlinit është se shumica e rusëve qendrojnë pas Put.init”./Sport Ekspres/