Tirana-Laçi shkon përtej vendit të parë, Seferi dhe Guindo luajnë duelin e heshtur për fronin e golave

Tirana-Laçi është padyshim supersfida e javës së 22-të të “Abissnet Superiores”. Dy ekipet me formën më të mirë në kampionat deri më tani do të përballen kokë më kokë në një sfidë që është përcaktuese në rrugëtimin drejt titullit kampion.

Por sfida shkon përtej vendit të parë, ku diferenca mes tyre qendron në vetëm tre pikë. Një tjetër bet.ejë do të jetë në fushën e lojës, por këtë herë në aspektin personal. Seferi dhe Guindo do të kenë mundësinë të dëshmojnë se cili është më i miri i këtij kampionati, teksa do të luajnë mes tyre duelin e heshtur për fronin e golave.

Të dy sulmuesit mbajnë firmën e 11 rrjetave të tundura deri më tani në “Abissnet Superiore”, duke qenë kështu në krye të listës së golashënuesve të kampionatit tonë. Si Seferi, ashtu edhe Guindo, gjenden në ekuilibër golash pas 22 javëve të zhvilluara, ndërsa dueli i së shtunës është shansi më i mirë për të çbalancuar statistikat mes tyre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *