Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një miqësore luksi në 26 mars, teksa do të luajë përballë Spanjës. Një takim i veçantë ky edhe për andaluzianët, që pas 18 viteve do të kthehen të luajnë në Barcelonë.
Stadiumi i Espanjolit do të mirëpresë kuqezinjtë, prandaj Federata e Spanjës ka krijuar edhe një video promocionalë për të treguar rëndësinë e madhe që ka zhvillimi i miqësores në Barcelonë.
“Ua kishim borxh”, është motoja që paraprin këtë video, ndërsa ndër të tjera shkruhet: “Ua kishim borxh dhe më në fund do të jetë realitet. Kombëtarja jonë e futbollit do të kthehet në Barcelonë. Duhet ta shijojmë së bashku. Është një rast i veçantë”./Sport Ekspres/
? España – Albania.
?? 26 de marzo.
?? RCDE Stadium.?? #NosLoDebíamos y por fin se hará realidad:
¡¡Nuestra @SeFutbol vuelve a Barcelona!!
?? “Lo tenemos que disfrutar juntos. Es una ocasión especial”.
?? https://t.co/jJDF7OWA5J#VamosEspana pic.twitter.com/hstB7cxbiT
— RFEF (@rfef) February 21, 2022