Chelsea e ka nisur mjaft mirë aventurën për mbrojtjen e titullit kampion të Uefa Champions League. Anglezët mposhtën skuadrën franceze të Lille me rezultatin e pastër 2-0. Havertz gjeti golin në minutën e 8-të të takimit, pas një krosimi nga goditja e këndit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa posedimi i topit ishte mjaft i ekuilibruar. Në pjesën e dytë Pulisiç, pas një aksioni mjaft të bukur nga ana e skuadrës së Chelseat, i dërgon shifrat në 2-0. Lille provoi të ndryshonte diçka, por pa mundur të bëjë asgjë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Christian Pulisic with Chelsea’s second goal… ?
N’Golo Kanté’s assist! ? pic.twitter.com/8NCA34igVi
— LDN (@LDNFootbalI) February 22, 2022