VIDEO/ Vlahoviç luan vetëm 32 sekonda! Juventusi dështon të ruajë rezultatin në Spanjë, Vijareali lë gjithçka të hapur për në Torino

Juventusi do të duhet të mjaftohet vetëm me një barazim 1-1 në transfertën e sotme kundër Vijarealit. Ndeshja nisi 1-0 për bardhezintë, teksa Vlahoviç shkundi rrjetën me një gol mjaft të bukur pas vetëm 32 sekondash. Por përballja për sulmuesin serb ka zgjatur vetëm kaq, teksa më pas nuk ka mundur të kërcënojë portën e Vijarealit.

Juventusi dështon të ruajë avantazhin e hershëm, pasi spanjollët kthejnë baraspeshën në pjesën e dytë të takimit. Dani Parejo harrohet i pambuluar në zonën e “zonjës së vjetër“ dhe e dërgon topin pas shpinës së Sheznit. Në lojë janë edhe 90 minuta të tjera, të cilat do të luhen në Torino, atje ku do të vendoset edhe kualifikimi për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *