Koniaspori ka hedhur një hap fals këtë mbrëmje, duke u mposhtur me rezultatin 2-1 nga Bashakshehiri. Goli i parë i takimit është shënuar në minutën e 37 dhe mban firmën e Zymer Bytyqit. Por kaq nuk ka mjaftuar për të nxjerrë ekipin me rezultat pozitiv nga kjo transfertë.
Gulbradsen barazon shifrat në minutën e 50, ndërsa në të 63-tën një autogol i Cagiranit përmbys rezultatin. Koniaspori humbet kështu rrugën drejt titullit kampion, teksa diferenca me Trabzonsporin e vendit të parë shkon në 14 pikë. Ndërkaq skuadra në të cilën aktivizohet Sokol Cikalleshi rrezikon edhe vendin e dytë në renditje, pasi Bashakshehiri është afruar ndjeshëm dhe vetëm tre pikë qendrojnë mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/