Pas humbjes ndaj Milanit, gjërat me Interin po shkojnë shumë keq. Zikaltërit humbën në Champions League ndaj Liverpoolit të mërkurën dhe pësuan një tjetër disfatë turpëruese në shtëpi ditën e sotme ndaj Sassuolos. Reparti i sulmit vijon të jetë më i dobëti tek Interi, teksa Dzeko dhe Lautaro nuk arrijnë të shënojnë gol.
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez u ka kërkuar dhe një herë falje tifozëve të Interit per performancat e tij të dobëta. Të njëjtën gjë Martinez bëri dhe në ndeshjen ndaj Liverpoolit. Pavarësisht shijes së hidhur në humbjen e sotme, tifozët zikaltër e duartrokitën argjentinasin për t’i dhënë kurajo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/