Milani është befasuar jo pak mbrëmjen e sotme, teksa Salernitana arriti ti rrëmbejë një barazim 2-2. Por sfida mund të kishte shkuar edhe më keq për kuqezinjtë. Ishte mendjemadhësia e Bonazzoli-t ajo që i hoqi tre pikët Salernitanës. Maignan e tepron me mbajtjen e topit në zonën e tij dhe futbollisti kundërshtar tregohet i ushtron me sukses presion për ti hequr topin nga këmbët.
I vetëm dhe me portën e boshatisur Bonazzoli zgjedh spektaklin për të poshtëruar Milanin, duke tentuar një gol me finte. Por topi shkon i lehtë drejt kuadradit dhe Romagnoli shfaqet aty për të shmangur golin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/