Roma ka barazuar 2-2 kundër Veronës këtë mbrëmje. Një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar kanë shpëtuar verdhekuqtë nga humbja, duke shënuar golat që më pas do të kthenin baraspeshën. Një ndeshja aspak e qetë për Zhoze Murinjon, i cili nuk i ka mbajtur dot nervat nën kontroll.
Fillimisht portugezi merr topin dhe e flak atë në tribuna, ndërsa më pas do të bënte edhe gjestin e telefonit ndaj arbitrit kryesor të takimit. Ky veprim nuk është toleruar më gjatë nga gjyqtari, që i ka treguar kartonin e kuq, duke e larguar kështu nga pankina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Mourinho pic.twitter.com/0g9ICYCZMy
— Erfred111@gmail.com (@erfred111) February 19, 2022