Një mbrëmje për tu harruar nga Edon Zhegrova. Anësori shqiptar “lë nam” në Ligue 1, ku hyn, shikon dhe del përsëri pa përfunduar ndeshja. Futbollisti 22-vjeçar futet në fushë në minutën e 81-të, duke zëvendësuar Bruak Jilmazin. Vetëm dy minuta në fushë dhe arbitri do i tregonte menjëherë kartonin e verdhë për simulim.
Por nuk kalon shumë kohë dhe Zhegrova do të shohë përsëri ngjyrën e verdhë përpara syve të tij. Në vrapim e sipër në tentativë për të zotëruar topin, sulmuesi i Kosovës shkel me takë njërin prej kundërshtarëve. Një veprim i paqëllimshëm, por që nuk kursehet nga gjyqtari kryesor i takimit. Zhegrova merr kartonin e dytë të verdhë në minutë ne 91-të, duke dalë kështu përpara kohe nga fusha e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/