Berat Gjimshiti ishte heroi i ndeshjes së mbrëmshme kundër Olimpiakosit. Mbrojtësi 28-vjeçar arriti të realizonte një dopietë brenda dy minutave dhe kaq mjaftoi për të përmbysur rezultatin në 2-1 kundër gjigantëve grekë.
Paraqitja e lojtarit shqiptar ishte për t’u duartrokitur dhe vlerësimet nuk munguan. Gjimshiti është renditur përkrahë më të mirëve të javës në Europa League. “Sofascore“ e ka vlerësuar me notën 8.6, më e larta së bashku me Martinezin në majën e sulmit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/