Kylian Mbappe shënoi në minutën e fundit ndaj Realit të Madridit, duke krijuar pak siguri për ndeshjen e kthimit. Shumë tifozë të PSG ishin dyshues mbi performancën që francezi do të jepte ndaj Realit të Madridit, për shkak se është përfolur për një kalim tek kampionia e Spanjës.
Megjithatë, Kylian Mbappe deklaroi për median “Movistar” deklaroi se kjo sfidë nuk kishte lidhje aspak me të ardhmen e tij. Ai premtoi se do të jepte gjithçka dhe në ndeshjen e kthimit ndaj madrilenëve.
“Nuk e kam vendosur të ardhmen. Unë jam lojtar i PSG-së, një nga klubet më të mëdha në botë. Jam shumë i lumtur. Unë thashë se do të jepja gjithçka dhe duhej ta vërtetoja me fakte. E bëra për herë të parë, do të duhet ta vërtetojmë për herë të dytë në Bernabeu”, -ka thënë Mbappe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/