“I fola keq dhe me tone të larta një legjende”! Eros Grezda rrëfen sherrin me Steven Gerrard që e dogji te Rangers: Mu duk padrejtësi, gafë e madhe e imja

Eros Grezda mbeti pa skuadër pas largimit nga Osijek. Megjithatë sulmuesi shqiptar arriti në pak ditë që të rikthehej në Kroaci dhe të firmoste me Sibenik, një ekip më i vogël dhe që mban vendin e 7 mes 10 skuadrave të elitës. Në një rrëfim për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Grezda ka treguar sherrin me Gerrard që “i dogji” kulmin e karrierës, pikërisht në kohën kur ishte pjesë e Rangers.

“Kam bërë 4 operacione në 3 vitet e fundit. Në 1 vit e gjysmë kam bërë tre operacione. Një lëdim që mora te Rangers nuk ishte shëruar mirë dhe më la shumë pasoja. E cilësoj si gjënë më të keqe në karrierën time. Kam pasur edhe shumë fat të keq, u preka edhe nga COVIDI dy herë. Më mbetet që të punoj dhe të shpresoj se do të kthehem edhe njëherë. Nuk jam më i vogël, kam mësuar nga gabimet. Gabimi më i madh?

U shpalla lojtari i javës në Skoci me Rangers, ishte ndeshja e parë dhe bëra 2 gola e 1 asist në kampionat. Steven Gerrard më la në stol 3 ndeshje pastaj, pa asnjë arsye. Mu duk si një gjë jo korrekte dhe bëra debat me Gerrard, nuk ishte bisedë normale me tone të buta, ishte me tone të larta. Ishte gabim pasi nuk mund të flasësh ashtu me trajnerin, sidomos me një legjendë si Gerrard. Më kushtoi shumë”, tha Grezda. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *