Europa League ka hyrë tashmë në fazën më delikate dhe njëkohësisht më të bukur të saj, atë me eliminim direkt. Skuadrat do të masin forcat me njëra-tjetrën në një sistem me ndeshje kthimi, nëpërmjet të cilit do të përpiqen ti shkojnë deri në fund garës.
Nuk do të mungojë prania e lojtarëve shqiptarë në këtë fazë të këtij kompeticioni. Amir Rrahmani është kthyer në një lider të Napolit dhe këtë mbrëmje pritet të zbresë në fushë përballë një emri të madh si Barcelona.
Emocionet në fushën e lojës me shumë ngjasa do i përjetojë edhe Strakosha me Hysajn, që kanë një kundërshtar të rrezikshëm si Porto. Berat Gjimshiti do të ketë një detyrë më të lehtë në letër, teksa Atalanta e tij do të ndeshjet me Olimpiakosin. Ndërkohë një tjetër futbollist shqiptar është edhe Adnan Januzaj, që me Real Sociedadin e tij do të masë forcat me Zenitin e Shën Peterburgut./Sport Ekspres/