“Rrinte i fshehur dhe vetëm humbte topat”! Media polake zhgënjehet nga ndeshja e Ernest Muçit: Nuk krijoi as të paktën një gjysmë rasti

Ernest Muçi nuk po arrin ende që të gjejë vazhdimësinë e tij te Legia e Varshavës. Nga kritikat vjen një super ndeshje e sulmuesit shqiptar, që përfundon sërish në fjalët jo të mira që vijnë për të. Futbollisti i Kombëtares tonë arriti që të linte gjurmë në miqësoret para rinisjes së këtij sezoni, por në kampionat nuk po i përgjigjet nivelit që kërkohet.

Ndeshja e fundit e Legias u humb në shtëpi ndaj Ëarta Poznan me shifrat 0-1. Muçi u aktivizua nga minuta e parë, por për shkakun e perforamncës së dobët, duhej të largohej në minutën e 58. Media “Legionisci” e komenton në këtë mënyrë performancën e sulmuesit. “Në mungesë të portugezit Josué, Ernest Muçit iu dha një tjetër shans që në minutat e para. Shqiptari që në fillim të ndeshjes mbeti i fshehur pas rivalëve të tij dhe kur arrinte te topi, më së shpeshti e humbiste atë ndaj kundërshtarit.

Nga ana e tij nuk pati përshpejtim të aksionit dhe nuk kishte simptoma se ai do të mund të krijonte të paktën gjysmë situate për shokët e tij në këtë ndeshje. E humbi topin tetë herë dhe nuk e ktheu më. Nga 18 luftimet që ai zhvilloi, ai fitoi vetëm shtatë (30%), rezultati më i ulët në ekip. Fatkeqësisht, lojtari i ri ka ndezje drite, por më shpesh Ernest Muçi hidhërohet”, shkruan media polake. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *