Xhani De Biazi ka dhënë një intervistë të gjatë për “TMW Radio“, ku ndër të tjera është pyetur edhe për Shqipërinë. Më konkretisht kureshtja ka qenë në lidhje me Armando Brojën. Ky i fundit po shkëlqen në Premier Ligë dhe është i kalibri që Kombëtarja kuqezi nuk e ka pasur kurrë në historinë e saj. Në fund të intervistës ish-kreu i pankinës së Shqipërisë është pyetur nëse do të kishte dashur të ishte trajneri i Brojës.
Ndërkohë, De Biazi i është përgjigjur me fjalët: “Ata kanë një bazë të mirë për të punuar. Te Edi (Reja) kanë shpërthyer disa lojtarë të mirë. Broja ka cilësi, natën tjetër ai i shënoi Totenhemit të Kontes. Ai ende luan pak me Kombëtaren në krahasim me aq sa do të pritej”./Sport Ekspres/