E ardhmja e Strakoshës merr tjetër kthesë, Igli Tare përvesh mëngët dhe në javët që vijnë pritet telefonata

Kontrata e Tomas Strakoshës me Lacion përfundon këtë verë, ku klubet do të kenë mundësi ta transferojnë si lojtarë të lirë. Nëse largimi nga bardhekaltrit shihej si e vetmja siguri për të ardhmen e portierit shqiptar, tashmë situata merr tjetër kthesë.

Igli Tare përvesh mëngët dhe është gati të negociojë me gardianin e Kombëtares kuqezi. Strakosha është kthyer të jetë titullar mes shtyllave te Lacio dhe siguria në formacion mund të jetë çelësi për ta bindur të qendrojë.

Sipas “Radiosei“, duke marrë shkas nga fakti se në tryezën e Strakoshës ofertat nuk janë të larmishme nga klube më të mëdha se Lacio, Tare po mendon ta telefonojë në javët e ardhshme për të nisur kështu negociatat e rinovimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *