Armando Broja ka marrë vëmendje të madhë këtë sezon. Gola, driblime, shpejtësi dhe forcë. Të gjitha këto cilësi gjenden si një paketë e vetme te 20-vjeçari. Kjo ka bërë që shumë klube të kthejnë sytë nga ai dhe të rreshtohen në radhë ëpr shërbimet e tij. Southampoton-i, West Ham-i, Evertoni dhe së fundmi Arsenali.
“Express.co.uk” ka zbuluar në një artikull të saj planin e Armando Brojës. Sipas tyre, sulmuesi shqiptar do të presë në verë vendimin e Tomas Tuchel-it, ndërsa më pas do të jetë i hapur për çdo mundësi. Pra nuk do të përjashtohet as largimi nga Chelsea në verë nëse vjen oferta e duhur në tavolinë për blutë e Londrës./Sport Ekspres/