Zyrtarizimi mbetet çështje kohe, teksa Salernitana e ka vendosur përfundimisht të shkarkojë trajnerin aktual. Skuadra mban vendin e fundit në Serinë A dhe mbijetesa është kthyer në një mision të pamundur. Ekipi nuk po reagon në fushën e lojës, prandaj drejtuesit po mendojnë të bëjnë ndryshime në krye të pankinës.
Erjon Bogdani zbuloi në një intervistë për “Sport News” në “News 24” se ishte në negociata me Salernitanën, por së fundmi një konkurent i fortë i ka dalë në garë. Bëhet fjalë për Andrea Pirlon. Ish-trajneri i Juventusit duket se do t’i japë fund pushimeve dhe pas një aventure të vështirë me “zonjën e vjetër” është gati të nisë rrugëtimin e tij nga një klub më i vogël dhe me objektiva shumë larg atyre të Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/