Arsenali ka hyrë seriozisht në garë për të marrë Armando Brojën. Arteta e pëlqen së tepërmi sulmuesin shqiptar dhe e kërkon në sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton prestigjozja Express Sport, Arsenali i ka vendosur 3 lojtarë në dizpozicion Chelsea-t për t’i shkëmbyer me Armando Brojën.
Bëhet fjalë për Nikolas Pepe, Hektor Bellerin dhe mbrojtësin e ri William Saliba. Vlera e secilit prej tyre shkon nga 20-40 milionë euro. Në bazë të një përllogaritje deri në fundin e sezonit, Broja do të vlejë sa të tre këta lojtarë. /Sport Ekspres/