Vedat Muriqi ka dhënë një rrëfim të jetës së tij personale dhe profesionale për “El Pais”. Ndër të tjera, sulmuesi shqiptar është ndalur te lu.fta në Kosovë, duke zbuluar për median spanjolle se sa e vështira kenë në atë kohë fëmijëria e tij. Mes urisë dhe plu.mbave, ëndrrat ishin i vetmi vend i sigurt, ku mund të arratisej për të shijuar lumturi.
“Pas lu.ftës, si pothuajse për çdo gjë në Kosovë, nuk kishte asgjë, por sidomos për sport. Askush nuk donte të fillonte të luante. Kur i thashë një xhaxhait tim që doja të bëhesha futbollist profesionist, ai filloi të qeshte dhe më tha se ishte shumë e vështirë. Pastaj gjërat filluan të ndryshojnë, unë pata fat dhe punova shumë për të arritur në profesionist. Pa atë fat…
Lu.fta është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë botës dhe çdo njeriu. E vetmja gjë pozitive për këtë është se ju bën më të fortë mendërisht dhe fizikisht. Në familjen time ne ishim rreth 50 njerëz dhe të gjithë u mbërthyen në një dhomë të një shtëpie. Kur gjermanët filluan të na ndihmonin, ne duhej t’u shpërndanim të gjithëve një litër qumësht në ditë dhe qepë. Ishin kohë të vështira, kuptova që prindërit e mi vuanin, ne ishim fëmijë, donim të hanim e të pinim dhe ata nuk na jepnin asgjë. Për fat të mirë, askush në familjen time nuk vdi.q në lu.ftë.
Ata (serbët) erdhën në shtëpi dhe na thanë se do të vendosnin një bo.mbë. Mbaj mend që mamaja ime paketonte rrobat në çanta sa më shpejt që të ishte e mundur për të marrë makinën dhe për të shkuar në Shqipëri. Në rrugë kishte shumë rroba që ushtarët i kishin hedhur“, ka rrëfyer Vedat Muriqi./Sport Ekspres/