Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e para të javës së 20 të “Abissbet Superiores“. Kampionati shqiptar nis me Kukësin që kërkon të bëjë detyrën ndaj Kastriotit. Megjithatë asgjë nuk pritet të jetë e lehtë për ekipin Longos, teksa krutanët kanë treguar javët e fundit se dinë si të hapin telashe në fushën e lojës.
Ndërkohë në orën 16:45 në fushë do të zbresin Vllaznia dhe Teuta. Të dyja skuadrat do të përballin njëra-tjetrën në “Loro Boriçi” me objektivin e vetëm fitoren. Pavarësisht synimeve madhore të vendosura këtë sezon, asnjëra prej tyre nuk po gjen dot vazhdueshmërinë në ndeshjet e fundit, prandaj ditën e sotme Vllaznia, Teuta dhe Kukësi luajnë për shuar luhatjet në rezultate./Sport Ekspres/
Java e 20 e “Abisnet Superiores”
13:45 Kukësi – Kastrioti
16:45 Vllaznia – Teuta