Pas fitores me Tottenham-in, Southamptoni ka marrë një tjetër rezultat të rëndësishëm, duke barazuar 1-1 në transfertën me Manchester United. Nga minuta e parë në fushën e lojës ka qenë edhe Armando Broja, i cili me shpejtësinë e tij i bëri të gjithë të tifozët të pyesnin veten përse “djajtë e kuq” kanë paguar plot 80 milionë paund për Harry Maguire-n.
Në krahun tjetër, Ronaldo nuk arriti të linte gjurmë përgjatë lojës, por ishte protagonisti kryesor për atë çfarë nuk u pa në TV. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, kamerat kanë kapur një gjest aspak të hijshëm të yllit portugez, i cili është parë duke pështyrë nga pas shokun e tij të skuadrës, Elanga-n.
Ndërkohë në momentin kur lojtarët shkuan të shtërngonin duart me njëri-tjetrin dhe të shkëmbenin disa fjalë në skenë del përsëri Ronaldo. Che Admas e sheh të vijë pas tij dhe menjëherë kthehet për t’i zgjatur dorën e tij. Por dora e 36-vjeçarit nuk erdhi kurrë. Ronaldo ishte nisur tjetërkund, në drejtim të Armando Brojës. Pasi të takohet me sulmuesin shqiptar, shkëmben disa fjalë me të dhe më pas largohet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ronaldo fuming with Elanga not passing pic.twitter.com/GhYeGJIASH
— Joe Martin (@Joemar99) February 12, 2022
Ronaldo did Adams dirty??#MUNSOUpic.twitter.com/UcpWBuZMt4
— R¡cky ? (@guylikericky) February 12, 2022