Kocaelispori i çuditi të gjithë pak ditë më parë, teksa trajneri bëri kurban përpara lojtarëve në fillim të seancës stërvitore. Arsyeja ishte e thjeshtë. Ekipi kishte 8 ndeshje rresht që nuk fitonte, ndër të cilat 6 takimet e fundit ishin humbje.
Me sa duket lutjet e tyre janë dëgjuar, pasi klubi turk ka marrë më në fund fitoren e munguar. Kocaelispori ka mposhtur Balikesirsporin në transfertë me rezultatin 1-2. Vendasit patën mundësinë të barazonin gjithçka në minutën e 94-t, por portieri pret penalltinë dhe i jep skuadrës tre pikët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/