Bernard Karrica po kalon një formë mjaft të mirë në elitën e Kroacisë. Futbollisti i Kombëtares U21 u transferua në merkaton e dimrit në formë huazimi në radhët e Hrvatski Dragovoljac-it. Në tre paraqitjet e para me këtë skuadër, lojtari shqiptar numëron 2 gola dhe 1 asist.
Karrica ka shkëlqyer në takimin e sotëm kundër Sibenikut. Lojtari 21-vjeçar ka arritur të shënojë dhe të dhurojë një asist në harkun kohor të 3 minutave. Fillimisht në minutën e 18 Karrica e dërgon topin në rrjetë me anë të një goditjeje me kokë, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë tregohet altrusit dhe shërben për shokun e skuadrës për të shënuar golin e dytë të takimit. Hrvatski Dragovoljac ka marrë një fitore me goleadë 0-5 kundër Sibenikut, por pa mundur të largohen nga vendi i fundit në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/