Donnaruma ka provokuar tifozët milanistë, duke deklaruar se nuk ishte dëshira e tij per largimin tek PSG. I pyetur në një intervistë se a ishte i lehtë largimi në Francë, 22 vjeçari ia ka faturuar të gjitha drejtuesve të Milanit, të cilët sipas tij kishin gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. “Pas shumë vitesh nuk ka qenë kurrë e lehtë të largohesh nga Milani. Të gjithë më fajësojnë përpara por se çfarë ndodhi në anën tjetër.
Telefonata e fundit nga klubi ishte për të më njoftuar se ata kanë nënshkruar me një tjetër portier. Kështu përfundoi”- deklaroi portieri italian. Kjo deklaratë ka indinjuar shumë tifozë të Milanit, të cilët e kanë akuzuar portierin italian se nënvlerësoi fanellën e ekipit, duke kërcënuar viti pas viti me largim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/