Vetëm pak ditë pas transferimit te Granada, Myrto Uzuni luajti menjëherë si titullar në një ndeshje kundër Real Madrid. Paraqitje positive ishte ajo e sulmuesit shqiptar që nëse do të ishte treguar më i ftohtë para portës, do të kishte shijuar golin ndaj gjigandëve spanjoll. Ndërkohë Granada ka njoftuar se Uzuni duhet të bëjë prezantimin zyrtar në shtëpi.
Gjithçka ishte planifikuar që të ndodhte në pasditen e sotme, ku fillimisht lojtari duhet të dalë në konferencë për shtyp dhe më pas të zbres në stadium. Por me ndryshimin e planeve, ekipi spanjoll njofton se Uzuni do të jetë nesër në stadium në orën 13:00 ku do të dhurojë pak “shoë” me topin dhe do të pozojë me fanellën e Granadas. Për këtë arsye, klubi i kërkon tifozëve që të jenë të pranishëm nga ora 13:45. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?Cambio de fecha
La presentación de Uzuni tendrá lugar este viernes, desde las 13:00h.
El acceso al estadio para la afición se permitirá desde las 13:15h por la puerta 5.
Disculpen las molestias. pic.twitter.com/jEAqpfgYcR
— Granada CF ???? (@GranadaCF) February 10, 2022