Derbi i Italisë mes Interit dhe Milanit përfundoi në favor të kuqezinjve, të cilët arritën te përmbysnin rezultatin në fundin e takimit. Sfida përfundoi në mes trazirash, ku sulmuesi Interit, Lautaro Martinez u përplas me Theo Hernandez.
Argjentinasi u shpreh mjaft i indinjuar me faullin e krijuar nga francezi, duke e pështyrë në momentin që ky i fundit po largohej drejt dhomës së zhveshjes. Gjykata Sportive po analizon imazhet e derbit dhe tensionin në fund dhe më pas do të gjykojë mbi dënimi që do të marë Lautaro Martinez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/