Tashmë nuk është më thjesht një ëndërr. Myrto Uzuni do të bëjë debutimin e tij në La Liga. E si për ta bërë më të bukur këtë mbrëmje të veçantë për të vjen fakti se ndeshja e parë me fanellën e Granadës do të vijë kundër Realit të Madridit.
Sulmuesi shqiptar gëzon një formë të mirë fizike dhe e ka bindur menjëherë trajnerin për ti dhënë fanellën e titullarit. Kujtojmë se Uzuni u transferua nga Ferencvaroshi vetëm pak ditë më parë, duke pasur kështu mundësinë të luajë në një nga kampionatet më të forta të Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? Aquí los once rojiblancos que saldrán de inicio ? @realmadrid.
¡Vaaamos mi #Granada! #EternaLucha ??#RealMadridGranada #LaLigaSantander pic.twitter.com/yJ5LP0OCma
— Granada CF ???? (@GranadaCF) February 6, 2022