Skuadra e Koniasporit po vazhdon formën e mirë këtë sezon, ku gjendet në garë për të fituar titullin kampion. Fitorja e sotme e mban skuadrën turke vetëm 6 pikë larg Trabzonsporit të vendit të parë. Koniaspori ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Giresunsporin, duke marrë kështu 3 pikë mjaft të rëndësishme për objektivat e tij.
Heroi i këtij takimi ishte Zymer Bytyqi. Lojtari shqiptar hyri në fushën e lojës në minutën e 62-të, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë ka tundur rrjetën kundërshtare me një goditje të fuqishme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/