“Po pres Zvicrën dhe Gjermaninë”! Ushtrisë së Durmishaj&CO i bashkohet edhe Kemal Ademi, “mallkimi i tradhtarëve të futbollit”

Fjala “tradhti” mund të duket disi e tepruar, por në këtë epokë të re çdo lojtar që nuk i shërben vendit të tij për ta përfaqësuar në Europë, mund ta marrë këtë emërtim. Thuajse në të gjitha rastet kur një futbollist shqiptar ka zgjedhur Greqinë përpara Shqipërisë, me justifikimin se me helenët do të ketë më shumë shanse për t’u rritur edhe në karrierën e klubeve, në fakt ka ndodhur e kundërta.

E njëjta situatë mbërriti edhe për Kemal Ademin. Sulmuesi bëri bujë të madhe te Bazeli duke shënuar shumë gola. Shqipëria do të punonte për ta sjellë në Kombëtare, por lojtari refuzoi. Madje edhe në intervistat e dhëna për mediat zvicerane nuk e paraqiti kurrë si mundësi: “Jam mes Gjermanisë, Zvicrës dhe Kosovës. Por do ta shohim, duhet të fokusohem te karriera ime”, do të shprehej Ademi.

Më pas nisi tatëpjeta e madhe ku lojtari nuk arriti të ngrihej më. Në këtë merkato të dimrit do të kalonte te Paderborni në Gjermani, për të bërë edhe një hap pas më shumë. Një shembull i qartë për të gjithë lojtarët se nga Kombëtarja nuk mund të kërkohet kurrsesi ngritja në karrierë, por shërbimi për të është detyrim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *