Trajneri që rriti efikasitetin e Rei Manajt te Barcelona B, tani merr përsipër të rikthejë në jetën futbollistike edhe Armando Sadikun

Armando Sadiku ka pasur një rënie të nivelit të tij që pas largimit nga Malaga. Disa lëvizje në karrierë që nuk e ndihmuan aspak sulmuesin që fitoi zemrat e tifozëve shqiptarë, duke humbur edhe Kombëtaren. Aktualisht lojtari është pjesë e Las Palmas, por shifrat e tij lënë për të dëshiruar. Në kohët e fundit sulmuesi e kishte humbur besimin e trajnerit duke marrë pak minuta në fushën e lojës.

Me afrimin e ish-teknikut të Barcelonës B që rriti efikasitetin e Rei Manajt në shënimin e golave, Garcia Pimienta, situata po ndryshon. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në të kaluarën, e rëndësishme është vetëm e ardhmja. Sadiku la stolin dhe e nisi si titullar ndeshjen e fundit ndaj Sociedad B duke luajtur për 60 minuta, pa arritur të shënojë. Sulmuesi shqiptar do të ketë të tjera shanse në vazhdimësi për të lënë gjurmë dhe për të fituar besimin e plotë të Pimientës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *