“Vjen nga një familje e vuajtur dhe këtë e ka mundësi jete”, drejtori sportiv i Granadas flet për Myrto Uzunin: Ne u habitëm kur e pamë…

Drejtori sportiv i Granadas, Pep Boada, ka folur sa i përket transferimit të Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar po stërvitet me shumë përkushtim që në ditët e para te ekipi spanjoll. Kjo nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e drejtuesve të klubit, që nga ana tjetër e shpjegojnë me faktin se Uzuni këtë e ka shansin e jetës.

“Uzuni do të befasojë në La Liga. Kur e kemi parë live, jemi habitur. Po vjen me dëshirë të madhe. Ka pasur vështirësi të madhe kur e nisi karrierën, vjen nga një familje e vuajtur dhe e di se është mundësia e jetës për të. Do të sjellë çekuilibër për kundërshtarët dhe do të fitojë dashurinë e tifozëve”, tha Boada. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *