Mbyllet takimi mes presidentit të UEFA-s dhe Edi Ramës, të gjithë presin fjalën e fundit të Ceferin

Aleksander Ceferin ka ardhur në ditën e sotme në Shqipëri, për të diskutuar rreth ndikimit të politikës në zgjedhjet e FSHF dhe për finalen e Conference League që duhet të zhvillohet në “Air Albania”. Megjithatë ngjarjet e ditëve të fundit në vendin tonë, e bëjnë të pasigurt organizimin e kësaj finale.

Së fundmi Aleksander Ceferin ka mbyllur edhe takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që zgjati rreth një orë. Më herët presidenti i UEFA-s është takuar edhe me Armand Dukën, ndërsa tani po viziton stadiumin e kryeqytetit me ndryshimet e bëra që nga 2019 kur ishte për herë të fundit. Të gjithë presin me vëmendje verdiktin dhe fjalën e fundit të Ceferin pas këtyre takimeve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *